Kuvendi komunal i Skenderajt miraton raportin financiar nëntë mujor

SkënderajPostuar: 15:15 / 31.10.2016

Në këtë seancë Kuvendi mori këto vendime:

1. Miratoi Deklaratën publike në lidhje me rastin Drenica 2;2. Betimi i anëtarës së re të Kuvendit znj.Sanije Mëziu;
3. Përkrahu Informatën për nivelin e pastërtisë së qytetit të Skenderajt dhe eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave;
4. Miratoi Raportin Financiar i realizimit të Buxhetit komunal janar-shtator 2016;
5. Dhënien në diskutim publik të Projekt-Rregullores për Taksa,Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba;
6. Miratoi Propozim – Vendimin nr.02-464-56458, i datës 14.10.2016, për këmbimin e
7. pronës së paluajtshme të Komunës, me pronën e paluajtshme në pronësi të personit fizik, për implementimin e projektit për ndërtimin e rrugës së Lagjes nr. III të qytetit të Skenderajt;
8. Miratoi Propozim – Vendimin nr. 02-46456471, i datës 14.10.2016, për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës, me pronën e paluajtshme në pronësi të personit fizik, për implementimin e projektit për rregullimin e lumit Klina të qytetit të Skenderajt;
9. Miratoi Propozim –Vendimin nr. 06-350-57938, i datës 24.10.2016, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal nr.350/24, të datës 26.02.2009./InfoKomuna/