Kuvendi miraton rregulloren për tatimin mbi pronën e paluajtshme

SkënderajPostuar: 14:37 / 28.07.2017

Kuvendi komunal i Skenderajt sot ka mbajtur seancën e rregullt të muajit korrik.

Në këtë seancë Kuveni ka marrë këto vendime: Miratoi Propozim – Vendimin për heqjen (lirimin) nga taksa e lejes ndërtimore për ndërtimin e objektit për prodhimin e dyerve dhe dritareve, Kompanisë ˝Xani Dekor˝ sh.p.k, Skenderaj, 

Miratoi Propozim – Rregulloren për tatimin mbi pronën e paluajtshme për vitin 2018,

Përkrahu Raportin financiar të realizimit të buxhetit, janar – qershor 2017, 

Miratoi Plani Komunal për efiçencë të energjisë, për vitet 2017-2022, 

Përkrahu Informatë lidhur me sigurinë e ushqimit për periudhën janar -  qershor 2017, 

Miratoi Informatën e Zyrës së Informimit për periudhën prill-qershor 2017.