Nis asfaltimi i rrugëve në fshatrat Likoc dhe Polac

SkënderajPostuar: 15:36 / 17.05.2018

Ka filluar sot asfaltimi i rrugëve në lagjen "Hasani" në Likoc dhe asfaltimi i rrugëve lokale në Polac të Skenderajt.

Siç thuhet në njoftim, i pranishëm ishte edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti si dhe asamblisti që përfaqëson banorët e kësaj pjese, Qazim Xani.

Kryetari Jashari, i përgëzoi banorët për asfaltimin e rrugëve duke theksuar se mbetemi të përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Gjatë asfaltimit të rrugëve lokale në Polac është bërë edhe rregullimin e rrugës për te varrezat. /InfoKomuna/