Qytetarët e Skenderajt përfitojnë serra nga projekti IADK-së

SkënderajPostuar: 14:59 / 16.03.2018

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekimi Jashari, Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, dhe Zenel Bunjaku nga IADK- organizata joqeveritare (Iniciativa për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës) morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së serrave i mbështetuar nga projekti i IADK-së.

Projekt ky që u realizua nga Komuna e Skenderajt në bashkfinancim me IADK-në, i quajtur " Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të marxhinalizuara në viset rurale të Kosovës". Falë bashkëpunimit të mirë në mes të Drejtorit, Sokol Sallahu, nga Komuna e Skenderajt dhe IADK-së, gjashtë qytetarë të Komunës së Skenderajt përfituan serra me madhësi, 160 m2, përcjell InfoKomuna.

Kryetari, Jashari i uroi përfituesit që të punojnë dhe puna e tyre çdo vit të rritet.