Rrahje në Skenderaj

SkënderajPostuar: 15:24 / 20.12.2017

Në Skenderaj sot ka ndodhur një rrahje. Zëdhënësja e Policisë Rajonale në Mitrovicë, Fexhirje Pllana, ka bërë të ditur për Klan Kosovën, se si pasojë e kësaj rrahjeje, një person ka marrë lëndime trupore.

“Viktima ka marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit, dhe është transportuar në Prishtinë”, tha ajo. Detajet lidhur me këtë rast priten të shpalosen më vonë.