Skenderaj, marshohet për personat me aftësi të kufizuara

SkënderajPostuar: 13:52 / 03.12.2018

Komuna e Skenderajt ka organizuar një seancë të jashtëzakonshme në nder të ditës ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuara apo nevoja të veçanta.

Kërkesa për këtë të folur lidhur me nevojat që ka kjo kategori në seancë erdhi nga asambleistja Fitore Magjolli.

Në kuvend u miratuan një sërë rekomandimesh ku pastaj do t’i dërgojnë tek kryetari i komunës, Bekim Jashari, me shpresën që kërkesat e tyre siç janë: përfshirja në komunitet, inkuadrimi në punësim, si dhe kërkesat për infrastrukturë dhe hapësira të qasshme të realizohen.

Drejtori i Shoqatës së personave me aftësi të kufizuara në Skenderaj, Mentor Mehmeti, bashkë me persona të tjerë me aftësi të kufizuara dhe me asamblistët komunal marshuan në rrugët kryesore në qytet nën moton “Edhe unë dua të kem qasje”

Në marsh nuk munguan as deputetet Ganimete Musliu e Blerta Deliu nga radhët e PDK-së ku premtuan mbështetje të vazhdueshme institucionale ndaj kësaj kategorie./InfoKomuna/