Skenderaj me angazhime për një mjedis më të pastër

SkënderajPostuar: 11:31 / 11.05.2018

Komuna e Skenderajt njofton se është fokusuar për një mjedis më të pastër, duke larguar mbeturinat nga deponitë, të cilat sipas zyrtarëve komunalë i kanë dhënë qytetit pasqyrë jo të mirë.

"Komuna e Skenderajt po vazhdon angazhimin për një ambient më të pastërt, në kuadër të kësaj deponitë me mbeturina që kanë qenë pasqyrë shumë e keqe për qytetin tonë, si ajo pranë sheshit të qytetit dhe ajo pranë çerdhes së qytetit janë larguar", thuhet në njoftim.

"Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar në largimin e mbeturinave brenda kapaciteteve të saj", thuhet më tej në njoftim. /InfoKomuna/