Skenderaj, përfshihet nga zjarri një shtëpi në fshatin Çitak

SkënderajPostuar: 10:45 / 11.01.2018

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Çitak të Skenderajt. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:45.

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike Ibush Hetemi, kanë dalë në vendin e ngjarjes, për ta parë situatën së afërmi dhe për të biseduar për gjendjen e kësaj familje.

Shtëpia është në pronësi të, Florim Çitaku, shkaktari i zjarrit dyshohet të jetë faktori njeri.

Kujtojmë, që një shtëpi tjetër ishte djegur të dielën në mbrëmje po në këtë fshat. /InfoKomuna/