Skenderaj dhe UN-Habitat me memorandum mirëkuptimi për hartimin e hartës zonale

SkënderajPostuar: 16:36 / 24.04.2018

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, pritën në takim, Gwendoline Mennetrier, me bashkëpunëtorë përfaqësues nga UN-habitat.

Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i Memorandum Mirëkuptimit për zbatimin e projektit "Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës", Përmes këtij projekti dhe me mbështetje të UN Habitatit, Komuna e Skenderajt do ta hartoj hartën zonale në gjithë territorin e saj.

Po ashtu kjo marrëveshje do të shërbejë në ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen e Komunës së Skenderajt në lidhje me planifikimin dhe zhvillimin e integruar hapësinor dhe urban.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetari Bekim Jashari, falënderoi UN-Habitatin për mbështetjen e dhënë në financimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetarët dhe Komunën e Skenderajt.

Gjithashtu pjesë e këtij projekti është edhe fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për të rritur pjesëmarrjen e tyre në procesin e vendimmarrjes si dhe rritja e bashkëpunimit mes komunës dhe institucioneve të qendrore.

Vlen të theksohet se Komuna e Skenderajt nga gjitha komunat tjera të këtij projekti, është duke prirë në këtë projekt. /InfoKomuna/