Vepra "ABC-ja dhe nëntë lapsat" kushtuar 9 fëmijëve të vrarë të familjes Jashari

SkënderajPostuar: 13:06 / 29.11.2018

Në kuadër të aktiviteteve për nder të Festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në oborrin e Shkollës Fillore “Shaban Jashari” në qytet, është përuruar vepra e punuar nga arsimtari i Artit, Armend Rushiti, mësimdhënës i kësaj shkolle; ABC-ja e alfabetit shqip, si dhe 9 lapsat si kujtim për 9 fëmijët e vrarë të Familjes Jashari, të cilët ishin nxënës të Shkollës Fillore “Shaban Jashari”.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e Arsimit, Bekim Latifi, drejtorin e Shkollës Fillore, Rushit Jeta, si dhe me ideatorin e veprës, e kanë bërë përurimin e veprës, në mbrëmjen e 28 nëntorit, festës së shqiptarëve. /InfoKomuna/