Suhareka e Malisheva mobilizohen kundër përmbytjeve eventuale

Postuar: 10:03 / 14.05.2019

Komuna e Suharekës dhe ajo e Malishevës, të hënën, kanë pohuar se organet përkatëse janë mobilizuar për t’u përballur me situatën dhe përmbytjet eventuale, që janë paralajmëruar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Megjithëkëtë, është drejtuar thirrja që edhe qytetarët të marrin masa me kohë dhe të jenë të gatshëm për çfarëdo përballjeje me vërshimet e mundshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Komuna e Suharekës përmes një njoftimi ka pohuar se nga dita e martë janë paralajmëruar vërshime në këtë Komunë.

“Sipas paralajmërimeve që ka bërë Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik, nga nesër (e martë) do të ndodhin vërshime në Kosovë për shkak të reshjeve të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim. Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej 30 – 50 mm, dhe me probabilitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme. Zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe ajo jugore e vendit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës. Aty thuhet se ky paralajmërim i Institutit Hidrometeorologjik është diskutuar të hënën në takimin e rregullt të Këshillit të drejtorëve.

PrishtinëKomente: 0 Komuna e Prishtinës gjobit bizneset që shpërndajnë fletushka marketingu 12:06 / 20.05.2019 Inspektorati i Komunës së Prishtinës bën të ditur se kompanitë dhe bizneset që shfrytëzojnë fletushkat dhe broshurat si formë marketingu, janë njoftuar publikisht, se nga data 1 maj 2019, se secili rast i evidentuar do të gjobitet me 90 euro gjobë mandatore.
PrishtinëKomente: 0 Përmbaruesit ndihmojnë Ujësjellësin “Prishtina” në mbledhjen e borxheve 11:33 / 20.05.2019 Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka nisur mbledhjen e borxheve nga konsumatorët borxhlinj përmes përmbaruesve privatë. Procedimi i lëndëve tashme ka filluar, i tha Radio Kosovës zëdhënësja Arjeta Mjeku. Sipas saj, borxhi total ndaj shërbimeve të ujësjellësit...
PrizrenKomente: 0 Prizreni vazhdon me trajtimin e qenve endacakë 12:11 / 20.05.2019 Komuna e Prizrenit ka kontraktuar sërish një kompani për trajtimin e qenve endacakë, e cila do të jetë e angazhuar për dy vitet e ardhshme për kapjen e tyre, trajtimin duke përfshirë sterilizimin, vaksinimin dhe matrikulimin, përkujdesjen në qendrën e trajtimit dhe në rast...