Gashi e Muharremaj dakordohen për ndërtimin e objektit për zjarrfikësit

SuharekëPostuar: 11:37 / 16.05.2018

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i shoqëruar nga Bekim Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i ARC-së, sot në orët e pasdites qëndruan në Suharekë. Fillimisht ata u pritën nga kryetari i Komunës Bali Muharremaj, kurse më pastaj kanë vizituar Qendrën e Regjistrimit Civil dhe Njësinë e Zjarrfikësve në Suharekë.

Kryetari Muharremaj dhe Ministri Gashi kanë biseduar rreth mundësisë për ndërtimin e një objekti modern për Njësinë e Zjarrfikësve në Suharekë.

Kryetari Muharremaj tha se do të sigurojnë hapësirën ku do të ndërtohet objekti, ndërsa ministri Gashi do të ndihmojë me investime për ndërtimin e tij. /InfoKomuna/