Hapet "Restorant Enoteka" në Zonën Industriale në Shirokë

SuharekëPostuar: 09:37 / 28.07.2017

Zona Industriale në Shirokë, çdo ditë e më shumë po bëhet joshëse për zhvillim të bisnesit, tregon edhe rasti I hapjës së restorantit te ri Enoteka, ku çdo kush mund të shijoj verëra të ndryshme vendore, të prodhuara në Bodrumin e Kompanisë “Agrokosova Holding”, pronar Aziz Tafaj.

Në ceremonin solemne të hapjës së këtij restoranti ishte edhe kryetari I Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj, I cili me këtë rast u shpreh: “Sot, ju gëzova suksesit të kompanisë “Agrokosova Holding”.

Pas shumë investimeve në ngritjen e sipërfaqëve të mëdha me kultura bujqësore e sidomos në kultivimin e hardhisë së rrushit. Prodhimi i veres kualitative ka marr rrugen e mbarë dhe Enoteka e hapur sot pranë kompanisë ishte deshmi e nje synimi të qartë rreth progresit te kesaj kompanie.Urime kompanise Agrokosova Holding dhe pronarit Aziz Tafaj per keto suksese”.
/InfoKomuna/