IPKO dhuroi një laborator për QKMF-në e Suharekës

SuharekëPostuar: 12:50 / 30.05.2018

Kompania IPKO, ka dhuruar sot një laborator për analiza për nevojat e QKMF-së në Suharekë.

Arianit Duraku, drejtor i shitjes në kompaninë IPKO, me këtë rast ka thënë se “bashkëpinimi i mirë me Komunën e Suharekës, na ka shty të sjellim këtë donacion për QKMF-në e këtushme, një aparat që do të shërbejë për pacientët e kësaj qendre mjekësor.

"Ne si kompani sot kemi sjellë edhe disa pajisje tjera për Qendrën 'Handikos' në Suharekë", tha ai.

Për këtë donacion ka falënderuar drejtoresha e Drejtorisë Komunale për Shëndetësi, Sale Bytyçi, si dhe drejtori i QKMF-së në Suharekë, Milit Elshani.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit ishte prezent edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka falënderuar kompaninë IPKO dhe ka thënë se është ky një donacion i vogël karshi një Kompanie të madhe, "por që për ne ka vlerë shumë të madhe ky aparat".

"Unë shpresoj se bashkëpunimi me kompaninë IKPO do të vazhdojë dhe se shpresojë që edhe më tej të sjellë donacione në Komunën tonë”, tha kryetari Muharremaj. /InfoKomuna/