Kryetari Muharremaj inspekton punimet në Qendrën Kulturore

SuharekëPostuar: 10:17 / 29.05.2018

Kanë rifilluar punimet për ndërtimin e Qendrës kulturore në vendin ku ka qenë ish-shtëpia e kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.

Komuna njofton se punimet janë duke u zhvilluar me intensitet më të madh dhe duke i respektuar kushtet e parapara me kontratë.

Sot ecurinë e punimeve e ka inspektuar Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me drejtorin e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës, Beqir Berisha.

Kryetari Muharremaj ka kërkuar nga punëkryesi që punët të kryhen me afat dhe me cilësi, sepse në të kundërtën nuk do të bëhen lëshime.

Punëkryesit janë zotuar se çdo gjë do të shkojë sipas marrëveshjes në kontratë. /InfoKomuna/