Muharremaj pas të reshurave atmosferike: Dëmet bujqësore në Nepërbisht janë të shumta

SuharekëPostuar: 10:15 / 19.06.2019

Si pasojë e të reshurave të shiut dhe breshrit, në fshatin Nepërbisht janë shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore.

Kështu ka treguar përmes një statusi në Facebook kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai ndër të tjera ka shkruar se janë duke u përpjekur që ta analizojnë gjendjen në terren ku më pas t’i dalin në ndihmë banorëve aty.

“Në Nepërbisht dëmet janë të shumta në bujqësi si rezultat i rënies së breshëritë. Ne po përpiqemi që së pari ta analizojmë gjendjen në teren dhe më pas ti shohim mundësitë tu dalim në ndihmë”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

SkënderajKomente: 0 Hapet Panairi i veshjeve tradicionale në Skenderaj 13:32 / 22.07.2019 Në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj sot është hapur Panairi i veshjeve tradicionale, i organizuar nga Shoqata “Drugëza” dhe nën patronatin e kryetarit të Komunës, Bekim Jashari.
GjilanKomente: 0 120 mijë euro për studimin e fizibilitetit për pesë projekte në Gjilan 10:34 / 22.07.2019 Pushteti komunal i Gjilanit ka ndarë 120 mijë euro për realizim të studimeve të fizibilitetit për pesë projekte komunale. Njëri ndër projektet zhvillimore, për të cilin do të realizohet studimi i fizibilitetit , është projekti i shpërndarjes së gazit natyror të...