Në Suharekë gjendja e sigurisë e qetë dhe stabile

SuharekëPostuar: 13:59 / 03.05.2018

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, kryesuesja e takimit, Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës ka fol për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka numëruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke dhënë nga një rezyme të shkurtër për të gjitha ato që kanë ngjarë.

Ndërsa për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi.

Ai pasi e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në Komunë, më pas ka numëruar rastet që gjatë një jave kanë ndodhur si: 2 aksident trafiku, 1 mashtrim, 2 raste pengim i detyrës zyrtare, ku janë konfiskuar tre traktorë me dru të prera ilegalisht, 2 raste lëndim trupor, 1 monedhë e falsifikuar, 1 shpërthim zjarri në një shkollë fillore dhe 1 rast i paraqitur shantazh detyrimi. /InfoKomuna/