Përurohet objekti shkollor në Duhël të Suharekës

SuharekëPostuar: 15:35 / 04.09.2017

Në ditën e parë të vitit shkollor, përurohet objekti shkollor ShFMU “ Sadri Duhla” në Duhël.

Ky objekt është ndërtuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Objekti posedon 33 dhoma mësimi, kabinete të ndryshme sallën e sportit, objekti është i paisur me invertar dhe është gatshëm për mësim, transmeton InfoKomuna.

Në përurim morën pjesë Ministri i Arsmit, Arsim Bajrami dhe kryetari i Komunës, Sali Asllanaj i cili uroi nxënësit dhe arsimtarët për objektin e ri shkollor.

Me këtë rast kryetari i Komunës falenderojë Qeverinë e Kosovës përkatësisht ministrin e Arsimit për këtë investim shumë të mirëpritur nga nxënësit dhe mësimëdhënësit e kësaj shkolle./InfoKomuna/