Renovohet shkolla fillore "Hasan Prishtina" në fshatin Semetisht

SuharekëPostuar: 16:25 / 06.09.2017

Renovimi i kulmit është mundësuar falë një donacioni në vlerë prej 10,000.00€ nga Monika Hofer përfaqësuese e organizatës Volkshilfe nga Austria, si dhe 5,000.00€ nga Komuna e Suharekës.

Po ashtu është bërë edhe renovimi i sistemit të ngrohjes qendrore në këtë shkollë, i financuar nga Komuna.

Në përurim morën pjesë, znj.Monika Hofer, Kryetari i Komunës z.Sali Asllanaj, komandanti i forcave Austriake në Kosovë Kolonel Prieler dhe pjestar të CIMIC dhe LMT Austriake.

Kryetari falenderojë donatorët për investimin në këtë shkollë ku edhe ndau mirënjohje për znj.Monika, kërkoj nga nxënësit dhe stafi angazhim më të madh në procesin mësimor si dhe ta ruajnë objektin.
/InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 Haziri: Presim suksese të larta nga nxënësit e Gjilanit 16:03 / 15.01.2018 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot shkollën “Thimi Mitko”, shkollën “Nazim Hikmet”, e cila ka nxënës edhe nga komuniteti turk dhe është takuar poashtu edhe me menagjerët e shkollave të komunitetit serb, për t’i uruar nxënësit...
PrishtinëKomente: 0 Vdes një 38 vjeçar nga një aksident në Prishtinë 10:37 / 15.01.2018 Sot rreth orës 02:00, në kryqëzimin që lidh rrugën “Agim Ramadani” me rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur ndërkaq katër të tjerë janë lënduar.