Rrahje masive në Suharekë

SuharekëPostuar: 09:52 / 13.09.2017

Katër persona janë arrestuar pasditen e djeshme në Suharekë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje që kishin pasur janë përleshur fizikisht në mes veti.

Policia njofton se si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për çka u është ofruar tretmani mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.