Suharekë, diskutohet për shtim të kapaciteteve të ujit

SuharekëPostuar: 14:46 / 21.02.2018

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur sot në takim drjetorin e “Hidroregjionit Jugor” Besim Baraliun dhe udhëheqësin e Njësisë në Suharekë, Ismet Kurtishaj, me të cilët ka biseduar për ujësjellësin në fshatin Bllacë, për shtimin e kapaciteteve të ujit në disa fshatra të Suharekës.

Në takim u bisedua edhe për fillimin e punimeve në rezervuarin e ujit që do të ngritet mbi qytetin e Suharekës për furnizim me ujë të pijshëm banorët e Lagjës në rrugën “Xhavit Sylaj”.

Me ndërtimin e këtij rezervuari, problemi i kahmotshëm i ujit do të zgjidhet për këta banorë të cilët gjithmonë janë aknuar se nuk kane furnizim të mjaftueshëm me ujë të pijshëm. /InfoKomuna/