Suharekë, nxënësve të lagjes së Kicajve u sigurohet transporti

SuharekëPostuar: 10:05 / 15.01.2018

Me të filluar punën si kryetar i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj e patë dhënë një premtim: do të sigurojë transport për fëmijtë e Lagjes së Kicajve nga shtëpitë deri te shkolla në fshatin Greikoc.

Ai ka vizituar sot këta fëmijë dhe ju ka dhënë një lajm të mirë, se tani e tutje do ta kanë të siguruar udhëtimin. Në prani të kryetarit fëmijët janë nisur për në shkollë me minibus, transmeton InfoKomuna.

Ndërsa kryetari Muharremaj, me këtë rast për qytetarë dha këtë prononcim: “Nxënësit e lagjes "Kicaj" në Greikoc, tashmë e kanë të sigurtë transportin për në shkollë.Gëzimi dhe vullneti i tyre është motiv për punën tonë.Gradualisht dhe hap pas hapi, do të analizojmë edhe rastet tjera të cilat kanë nevojë”.

Ai ka uruar të gjithë nxënësit e Komunës së Suharekës për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë. /InfoKomuna/