Zv.kryeministri Limaj dhe Ministri Hasani vizituan Zonën Ekonomike në Suharekë

SuharekëPostuar: 16:24 / 21.09.2017

Zv.kryeministri i Kosovës, z.Fatmir Limaj dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bajram Hasani, sot kanë qëndruar në Komunën e Suharekës, me ç’rast kanë vizituar Zonën Ekonomike në Suharekë, transmeton InfoKomuna.

Ata gjatë kësaj vizite janë shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës z. Sali Asllanaj, të cilët së bashku ishin në mesin e punëtorëve të Kompanisë së stiroporit “Graniti”, Kompanisë për prodhimin e elementeve të betonit “I.Seferi” dhe Fabrikën e Mobiljeve “Te Naseri”.

Limaj gjatë prononcimit për media ka thënë se Komuna e Suharekës do ta ketë gjithmonë mbështetjen e Qeverisë Haradinaj, pavarësisht asaj se kush do të jetë pas zgjedhjeve lokale ne krye të saj.

Ndërsa kryetari Asllanaj, ka falenderuar Zv.kryeministrin Limaj dhe Ministrin Hasani për vizitën e bërë dhe për premtimet që kanë dhanë në mbështetje të Zonës Ekonomike dhe shpresojë se do të shihemi shumë shpejt me projekte të reja rreth kësaj Zone.
 

SuharekëKomente: 0 Komuna dhe “Help”, ndihmojnë 40 biznese të vogla të Suharekës 13:42 / 23.04.2018 Projekti “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”, ka filluar të zbatohet edhe në Komunën e Suharekës, ku sot kanë nënshkruar kontratat 40 persona dhe biznese të vogla nga kjo Komunë.
VushtrriKomente: 0 Vushtrria liron hapësirat publike në shesh që shfrytëzohen nga bizneset 16:20 / 23.04.2018 Në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, Komuna e Vushtrrisë sot ka marr vendim që në tërë Sheshin e qytetit të Vushtrrisë, nga Parku i qytetit e deri në fund të Sheshit të bëhet lirimi i...
GllogocKomente: 0 Drenasi me projekt për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme 16:13 / 23.04.2018 Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Komuna e Drenasit ka zhvilluar dy aktivitete në të njëjtën ditë, atë të pastrimit të ambientit në qendër të qytetit duke vazhduar me pastrimin e disa deponive ilegale dhe lansimin e projektit “Zbatimi...