Supremja vendos që të përsëritet votimi nga jashtë për Komunën e Dragashit

DragashPostuar: 11:42 / 25.11.2021

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që të përsëritet procesi i votimit nga jashtë për komunën e Dragashit.

Kështu thuhet në aktgjykimin e kësaj gjykate të cilin e ka siguruar Telegrafi.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që brenda Kornizës Ligjore në fuqi të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Dragashit”, thuhet në aktgjykim.

Në pikën e dytë të këtij aktgjykimi thuhet se “refuzohet pjesa tjetër e ankesës së kandidatit Bexhet Xheladini nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash që votat nga jashtë (me post) të përfshihen në rezultatin final të zgjedhjeve, për raundin e dytë për kryetar të Komunës së Dragashit”.

Supremja thekson se vendimi i PZAP-it mbetet në fuqi.

Kujtojmë se KQZ nuk kishte certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të ruandit të dytë në komunën e Dragashit, pasi që PZAP mori vendim për anulimin e të gjitha fletëvotimeve të dorëzuara përmes postës për kryetar të kësaj komune.

Kjo erdhi pasi kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani më 17 nëntor bëri ankesë në PZAP pasi pretendonte se në raundin e dytë të zgjedhjeve ka pasur manipulime të cilat kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor, duke devijuar vullnetin e shumicës së zgjedhësve. /Telegrafi/

SuharekëKomente: 0 Betohet kryetari i Komunës së Suharekës 12:08 / 26.11.2021 Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale për kryetar komune si dhe për kuvend komunal i hapet rruga procesit të konstituimit të institucioneve.
Komente: 0 Efekti i decentralizimit të shërbimeve, komunat menaxhuan mirë me Covid-19 15:09 / 23.11.2021 Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Valmir Gashi, ishte i ftuar si panelist në lansimin e analizës së pulsit publik mbi “Ndërveprimin në mes të qytetarëve dhe komunave në kohë krize: studim rasti Covid-19”, organizuar nga Programi i Kombeve të...