Kryetari i komunës ne Viti Sokol Haliti organizoi pritje për mërgimtarët vitias

VitiPostuar: 14:48 / 24.12.2020

Viti – Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim mërgimtarët e komunës së Vitisë, që jetojnë e punojnë në botën e jashtme.

Fillimisht, ai i’u dëshiroi atyre mirëseardhje dhe pushime të këndshme në vendlindje pranë familjeve.

Njëkohësisht i ka njoftuar mërgimtarët me gjendjen aktuale në këtë komunë, e gjithashtu edhe për gjatë vitit 2020, rreth përballjes me Pandeminë Covid 19 dhe menaxhimin institucional.

Haliti, ka shprehur falënderim mërgimtarëve për mbështetje dhe ndihmesë të familjeve në nevojë edhe gjatë periudhës së përballjes me situatën epidemiologjike, por edhe për kontributin e gjithëmbarshëm që po jep mërgata në vazhdimësi./rajonipress/