20 fermerë përfitojnë makina spërkatëse nga komuna e Vitisë

VitiPostuar: 15:03 / 13.09.2017

Në kuadër të projektit tre vjeçar mes Komunës së Vitisë dhe Organizatës Helvetas Swis Intercooperation, si dhe implementuar nga Grupi i Veprimit Lokal “Vitia”, janë shpërndarë sot 20 makina për spërkatje për kultivuesit e perim kulturës në serra.

Fadile Demelezi kryetare e GVL-së “Vitia”, njoftoi se shpërndarja e këtyre makinave është në vazhdën e shpërndarjes së makinave spërkatëse që janë bërë vitin e kaluar për kultivuesit e perime kulturës mbi 5 ari, ndërsa këto që po shpërndahen sot janë të fermerëve që posedojnë serra nga 2 deri 5 ari.

Ndërsa kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre makinave tha se ne në këtë mënyrë po arrijmë ti mbështesim fermerët tanë përmes metodave të ndryshme, që t’iu krijojmë kushte sa më të mira. “Kultivimi i perime kulturës në komunën tonë zë një vend tejet të rëndësishëm, ngase kemi një kualitet të lartë të tokës bujqësore, andaj edhe përkrahja e fermerëve tanë është shumë e domosdoshme.

Në këtë fushë, ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të krijojmë mundësi e kushte sa më të mira, për këta kultivues”, tha Haliti./InfoKomuna/

Komente: 0 Komunave u rritet buxheti për 52 milionë euro 15:49 / 18.01.2018 Viti 2018 do të jetë për 52 milionë euro më shumë në buxhetet e Komunave të Kosovës për dallim nga viti 2017. Nga këto mjete, 18 milionë euro shkojnë për shërbime dhe mallra dhe 9 milionë euro për rritjen e pagave prej 4 për qind. Kështu u tha sot nga...