Kryetari Haliti inspektoi punimet në hapjen e kanalit në fshatin Skifteraj

VitiPostuar: 16:26 / 18.06.2019

Në vazhdën e projekteve për hapjen e kanaleve bujqësore, kanë filluar punimet në realizimin e projektit për eliminimin e defekteve në kanalin në hyrje të fshatit Skifteraj të Komunës së Vitisë.

Kryetari Haliti, gjatë inspektimit të punimeve të këtij projekti, ka thënë se ky projeksion ka qenë në agjendën e punimeve që do të kryhen brenda këtij viti kalendarik.

"Me këtë do të pamundësohen vërshimet në këtë pjesë, por njëherit u bëjë thirrje banorëve të kësaj zone që të jenë më të vëmendshëm në hedhjen e mbeturinave për skaj këtij kanali", theksoi ai. /InfoKomuna/