Në Pozheran së shpejti do të vendosët E-Kioska

VitiPostuar: 14:19 / 22.03.2018

Qytetarët e Komunës së Vitisë së shpejti mund të tërheqin disa dokumentet të gjendjes civile në E-Kioskën i cili do të vendoset në Pozheran.

Kjo u bë e ditur sot, në një sesion informues me zyrtarë komunal dhe me kreun e kësaj komune, Sokol Haliti, ku u fol mbi menaxhimin e kësaj pajisje elektronike, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve në çdo kohë.

Përndryshe qytetarët vitias mund të tërheqin në këtë E-Kioskë edhe Certifikatat e Pronës, kurse ky projekt në Viti përmes të cilës për herë të parë ofrohen shërbime të tilla është financuar nga i USAID-it Amerikan. /InfoKomuna/