Penalizime për disa projekte për shkelje të kontratës në Viti

VitiPostuar: 10:55 / 04.02.2019

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale.

Në këtë takim kryetari Haliti dhe Drejtori për Ekonomi, Financa dheZhvillim, Ibrahim Rama kanë potencuar se institucionet komunale tëVitisë, kanë analizuar projektet të cilat janë realizuar gjatë vitit2018, përcjell InfoKomuna.

Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë, pas kësaj analize ka parë që disa projekte nuk janë realizuar sipas kontratave të cilat i kanë nënshkruar disa operatorë ekonomikë në Komunën e Vitisë.

Ai kërkoi që projektet të cilat nuk janë në cilësinë e paraparë me kontratë të mos pranohen.

“Ne kemi bërë një analizë të cilësisë për projektet të cilat janë realizuar gjatë vitit të shkuar. Kemi parë që disa projekte nuk janë realizuar sipas cilësisë që është paraparë me kontratën të cilat i kanë nënshkruar Operatorët Ekonomikë. Kërkoj që projektet të cilat nuk janë sipas cilësisë së paraparë të mos pranohen. Nëse ato nuk rregullohen siç është paraparë me kontratat të cilat i kanë nënshkruar vetë Operatorët Ekonomikë atëherë duhet të marrim masat ligjore ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai potencoi se Komuna të cilën ai e udhëheq gjatë këtij viti do të mbikëqyr në mënyrë më rigoroze realizimin e projekteve në këtë komunë.

Gjatë këtij takimi u bë me dije se Drejtorinë për Bujqësi, Pylltaridhe Zhvillim Rural, tani e tutje do ta udhëheq, Arlinda Sahiti.

Gjithashtu bëhet me dije se në këtë takim është folur edhe për: planet e punës së drejtorive komunale, fillimin e procesit mësimor në shkollat e Komunës së Vitisë, punët që janë kryer gjatë këtij viti dhe për punët dhe aktivitet e tjera të cilat parashihen të realizohen në këtë komunë. /InfoKomuna/