Për nëntë muaj komuna e Vitisë shpenzoj 7.3 milionë euro

VitiPostuar: 16:09 / 29.11.2018

Buxheti total i komunës së Vitisë për vitin 2018 është mbi 11 milionë euro. Për periudhën janar-shtator alokimi buxhetit për këtë vit është bërë nga fondet burime: Granti qeveritar, të hyrat vetanake, dhe donacionet në vlerë: 8.769.041.42 euro, ndërsa shpenzimet janë: 7.356.536,72 euro, shkalla e ekzekutimit të buxhetit për periudhën janar-shtator 2018 e shprehur në përqindje është 83.98% në krahasim me alokimet për të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike, shkruan InfoKomuna.

Sipas raportit të publikuar nga komuna e Vitisë të hyrat vetanake gjatë periudhës janar – shtator 2018 janë inkasuar gjithsej në vlerë prej 574.076,79 euro e shprehur në përqindje del të jetë 54.83%. Ndërsa krahasuar me te hyrat për periudhën e njëjt janar-shtator të vitit 2017 të hyrat e vitit 2018 janë me të ulta për 9.555,12 euro ose 1.71% me pak.


Ndërkaq, në kategorinë investime kapitale, komuna e Vitisë ka shpenzuar 897 mijë euro nga 2.4 milionë euro të planifikuara sipas buxhetit. Nga kjo del që për nëntë muaj, buxheti është shpenzuar vetëm në masën 42.22%.

Me poshtë gjeni pasqyrat e ekzekutimit të buxhetit për të gjitha njësit buxhetore: