Të rinjtë nga Vitia e Kriva Palanka në trajnim të përbashkët për turizëm

VitiPostuar: 15:19 / 17.08.2018

Në kuadër të projektit Bashkëpunimi Ndërkufitar të Bashkimit Evropian “Cross Border”, në Viti sot janë realizuar disa nga vendet turistike në këtë komunë, në kuadër të komponentit “Turizmi pa Kufi”.

Ishin 15 të rinj nga komuna e Kriva Palankës së Maqedonisë dhe po aq edhe nga komuna e Vitisë, të cilët kanë realizuar një sërë vizitash në disa vende, duke ndjekur trajnime për guitë turistike, transmeton InfoKomuna.

Kjo është duke u realizuar edhe në bashkëpunim me kolegjin Universum, ndërkohë që projekti në tërësi mes dy komunave në të ardhmen, parasheh edhe projekte të përbashkëta në fushën e përmirësimit të ambientit.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, në një takim me pjesëmarrësit e këtij trajnimi, ka theksuar se komuna e Vitisë është përfituese për herë të dytë e projekti “Cross Border” të financuar nga Bashkimi Evropian, që dy vite më parë kishte të bënte me kulturën, kurse kësaj herë me turizmin.