Të rinjtë vitias pjesë e planifikimit të buxhetit komunal

VitiPostuar: 09:02 / 07.09.2017

Përfaqësuesit e Institucioneve komunale të Vitisë, kanë mbajtur sot një takim me të rinjtë vitias. Gjatë këtij takimi të rinjtë pos që u njohën me draft buxhetin për vitin në vijim ata kanë parashtruar edhe nevojat dhe kërkesat e tyre.

Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim tha se krahas diskutimeve publike që janë mbajtur deri me tani për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2018-2020 në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune ata e kanë parë të arsyeshëm që të dëgjojnë edhe zërin e rinisë vitiase, përcjell InfoKomuna.

Por ai bëri me dije se shumë projekte të cilat janë realizuar edhe ato që pritën të realizohen janë në interes të gjithë shoqërisë pa dallim moshe apo gjinie.

Drejtori Rama tha se në kuadër të buxhetit të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Viti 15% e buxhetit ndahet për Këshillin e Veprimit Rinor Lokal (KVRL) në e Vitisë.
Kurse Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport kërkoj nga rinia që të parashtrojnë kërkesat dhe nevojat e tyre për investime duke potencuar se kjo komunë është e interesuar për të gjithë qytetarët e saj në veçanti edhe për rininë edhe përbën pjesën më të madhe të popullsisë së saj.

Kurse Sadie Lutfi, kryetare e KVRL-së në Viti, e cila e udhëhoqi këtë diskutim publik bëri me dije se në takimet që kanë pasur me të rinjtë e kësaj komune ata kryesisht kërkojnë që kryesisht që të sigurohen kurse të ndryshme të aftësimit profesional.

Të rinjtë kërkuan që komuna të shikojë mundësitë buxhetore që për nxënësit e shkollave fillore të mund të sigurohet një racion i ushqimet.

E Donjeta Sadiku nga Qendra Rinore në Viti potencoi se kjo qendër do të kishte edhe më lehtë funksionimin e saj në rast se do të kishte një buxhetin e saj. /InfoKomuna/