Vazhdojnë vizitat mjekësore sistematike të nxënësve nëpër shkollat e Vitisë

VitiPostuar: 14:10 / 13.04.2018

Në vazhdën e vizitave që po realizohen në kuadër të programit për vizita në shtëpi, sot është vazhduar me vizitë nëpër shkolla.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit , përmes Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, ka realizuar kontrollin mjekësor për nxënësit e klasave të II-ta të Shkollës fillore "Dëshmorët e Vitisë".

Me këtë rast, pos kontrolleve mjekësore rutinë , ata janë vizituar edhe nga stomatologu i kësaj qendre mjekësorë. /InfoKomuna/