Vetëvendosje në Viti thotë se është unike dhe pret fitore

VitiPostuar: 13:11 / 06.10.2017

Lëvizja Vetëvendosje , Qendra në Viti, përmes një komunikate ka siguruar qytetarët e Vitisë se kjo lëvizje në Viti është unike dhe aspiron fitoren e kandidatit të saj, profesor Salih Salihut, për kryetar të komunës.

“Përpjekjet e Sokol Halitit, të ndihmuar edhe nga individë e grupe brenda PDK-së dhe të tjerë, me të cilat faktikisht ka qenë në bashkëqeverisje për katër vitet e fundit, që me shpifje e fabrikime nga më të ulëtat, duke mos kursyer edhe ato personale e familjare, me përpjekje për shantazh e presione mediale të dëmtojnë personalitetin e profesor Salihut, nuk do të kenë sukses”, thuhet në komunikatë.

Zgjedhjet e 11 qershorit dëshmuan se Lëvizja VetÑ‘vendosje në Viti është subjekti i parë politik dhe Salih Salihu është përfaqësuesi i saj më legjitim, që do të udhëheqë Vitinë, thekson komunikata, duke i siguruar qytetarët e Vitisë se çdo shpifje e fabrikim do të demaskohet e denoncohet në organet përgjegjëse të shtetit.

LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.