Viti, arrestohet dy persona për vjedhje të rëndë

VitiPostuar: 10:11 / 01.11.2017

Policia ka arritur të kapë personat që dyshohet se i kanë vjedhur veglat e punës në dyqan viktimës.

Ngjarja ka ndodhur në Letnicë të Vitisë.

"Fshati Letnicë, Viti, më 28.10.2017-NN. Me 31.10.2017 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit me datën e cekur, kanë depërtuar në pronën e ankuesit mashkull K/Shqiptar dhe kanë vjedhur vegla të ndryshme pune. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thuhet në raportin policor./Indeksonline/