Viti, projekti i ndriçimit nëpër lokalitete është në përfundim e sipër

VitiPostuar: 10:04 / 21.12.2018

Komuna e Vitisë njofton se punimet në ndriçimin e rrugëve të lokaliteteve të komunës, kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Derisa në disa lokalitete veç kanë përfunduar punimet, në disa të tjera po bëhen punët përfundimtare që sa më shpejt edhe të përmbyllet suksesshëm ky projekt.

Aktualisht projekti i ndriçimit përfshin fshatrat Remnik i Ri, Sadovinë e Jerlive, Tërstenik, Fshat i Ri, Devajë, Goden i Ri, Smirë, Kabash, në rrugën „Hebib Sejdiu“ dhe rr. "Kerem Lewton" në Viti. /InfoKomuna/