Vitia diskuton për propozim Rregulloren për Pronën e Palujtshme 2019

VitiPostuar: 15:19 / 19.12.2018

Komuna e Vitisë sot ka mbajtur diskutimin publik mbi propozim rregulloren për pronën e paluajtshme 2019.

Gjatë këtij takimi drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama dhe Mifail Azizi, përgjegjës i sektorit të Tatimit në Pronë kanë prezantuar këtë propozim rregullore e cila ka marrë gjithashtu aprovimin e Kuvendit Komunal të Vitisë, që të dalë në diskutim publik.

Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit pos që janë njoftuar me ndryshimet në propozim rregulloren e re kanë paraqitur edhe pyetjet dhe komentet e tyre mbi këtë draft dokument. /InfoKomuna/