Vitia me projekt në fushën e punësimit

VitiPostuar: 11:43 / 11.03.2019

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues të Institutit për Zhvillim dhe Integrim.

Me këtë rast është biseduar rreth realizimit të projektit "Ndërmarrësin tek të Rinjtë" në Komunën e Vitisë, ku do të trajnohen 25 të rijnë potencial për të fituar grante si Start Up biznese tek donatorët e ndryshëm. Përndryshe bëhet me dije se ky projekt do të realizohet edhe në komunat: Kamenicë, Gjilan, Kllokot e Partesh.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë, mirëpret projekte të tilla që ndikojnë pozitivisht në fushën e punësimit në veçanti tek të rinjtë.

Gjatë këtij takimi është bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit të Komunës së Vitisë dhe të Institutit për Zhvillim dhe Integrim edhe në projekte të tjera në interes të shoqërisë. /InfoKomuna/