Vjedhin e më pas i vënë flakën shtëpisë së mërgimtarit në Dragash

DragashPostuar: 10:39 / 05.02.2018

Në fshatin Brezne të Dragashit një person ka raportuar se shtëpia e vëllait të tij, i cili jeton në shtete perëndimore, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri.

Pas lokalizimit tëzjarrit është vërejtur se persona të panjohur kishin hapur me forcëderën dhe dyshohet se pas vjedhjes ia kanë vënë flakën shtëpisë.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. Gjatë 24 orëve të fundit,Policia e Kosovës raporton edhe për disa vepra të ndryshme penale sidëmtim prone, vjedhje e rëndë e shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.