Inspektorati i Vushtrrisë rrënon objektin e ndërtuar në pronë publike

VushtrriPostuar: 16:29 / 18.02.2020

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Vushtrrisë, në një aksion të asistuar edhe nga Policia e Kosovës sot ka bërë rrënimin e një objekti afarist dhe banimi të ndërtuar në pronë publike në rrugën “Galip Badivuku”, në qendër të qytetit.

Për ta përcjellë procesin e rrënimit ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri dhe nënkryetari, Besim Muzaqi.

Siç thuhet në njoftim, Drejtoria e Inspeksionit ka bërë të ditur se me kohë e kanë paralajmëruar ndërtuesin si dhe kanë ndjekur të gjitha procedurat deri në vendimin përfundimtar për rrënim, shkruan InfoKomuna.

"Drejtoria e Inspeksionit ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët duan të bëjnë ndërtime të objekteve afariste apo të banimit që të pajisen më leje ndërtimi, përndryshe Inspektorati i Komunës është i obliguar që ta zbatoj ligjin dhe të merr masa konform ligjit në fuqi", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/