KFOR-i uron qytetarët e Vushtrrisë për kulturën që treguan në zgjedhje

VushtrriPostuar: 11:06 / 24.10.2017

Dy ditë pas përfundimit të mbajtjes së zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë, në një takim me përfaqësues të KFOR-it, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku e ka vlerësuar procesin e fushatës parazgjedhore por edhe ditën e zgjedhjeve në Vushtrri shumë të qetë dhe pa asnjë incident.

Qytetarët e Vushtrrisë por edhe partitë politike edhe në këto zgjedhje treguan kulturë demokratike me të cilën në fakt karakterizohet Vushtrria, ka thënë Mulaku në takim me përfaqësuesin e ekipit ndërlidhës të KFOR-it slloven, kapitenin Boris Mojcen.

Po ashtu edhe kapiteni Mojcen, po ashtu ka uruar qytetarët e Vushtrrisë për kulturën që treguan në këto zgjedhje.

Për bashkëpunim me institucionet e Komunës dhe shërbimin 6 mujor në Vushtrri, kryetari Mulaku e ka nderuar me mirënjohje kapitenin Mojcen. Kapitenin Mojcen e pason në këtë detyrë togeri Stariq. /InfoKomuna/