Komuna e Vushtrrisë ndan 145 sera për fermerë

VushtrriPostuar: 16:22 / 15.05.2020

Në kuadër të projekteve për mbështetjen e bujqësisë, Komuna e Vushtrrisë ka ndare 145 sera për fermerë vushtrrias.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se serat janë të pajisura edhe e sistemin e ujitjes si dhe me rezervuar për ujë.

"Në kohën e Coronavirus duhet të kemi kujdes nga virusi por edhe më e rëndësishme akoma është detyra që të rrisim prodhimin vendor", ka thënë Tahiri përmes një postimin në rrjetin social Facebook. /InfoKomuna/