Kuvendarë nga Vaxjo e Suedisë marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 15:46 / 26.04.2018

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë të mbajtur sot, kanë marrë pjesë mysafirë të veçantë nga Kuvendi i Komunës Vaxjo të Suedisë, me të cilin qytet Komuna e Vushtrrisë ka një bashkëpunim të ngushtë.

Në mbledhjen e kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit, Nasuf Aliu, përfaqësuesi i Kuvendit të Komunës së qytetit Vaxjo të Suedisë Benny Johansson, ka folur për bashkëpunimit tashmë disa vjeçar mes dy komunave.

Ai tha se Kuvendi i Vushtrrisë nga bashkëpunimi i deritanishëm është duke marr përvoja të mira nga Suedia.

Për gjithë bashkëpunimin e deritanishëm dhe në shumë fusha, të Komunës Vaxjo të Suedisë me Komunën e Vushtrrisë, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka falënderuar, përfaqësuesin e Kuvendit të Komunës Vaxjo të Suedisë, Johansson, të cili i ka ndarë edhe një mirënjohje.

Në këtë seancë të rregullt, Kuvendi i Vushtrrisë ka shqyrtuar çështje me interes të qytetarëve, e në mesin e tyre edhe projektin e Zonës ekonomike në Lumadh.

Kryetari Tahiri ka njoftuar Kuvendin për licencimin e Zonës ekonomike në Lumadh, të cilin e ka cilësuar si projektin më të madh të zhvillimit ekonomik në 20 vitet e fundit. Lidhur me këtë çështje, Kuvendi ka aprovuar vendim me të cilin ka kërkuar që Komuna të udhëheq më procedurat për Zonën ekonomike. /InfoKomuna/