Mulaku: Të burgosurit politikë janë heronjtë e gjallë të Kosovës

VushtrriPostuar: 17:17 / 30.11.2017

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë , Bajram Mulaku ka pritur kryetarin e shoqatës të të Burgosurve Politik nga Komuna e Vushtrrisë, Tahir Krasniqin, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritashëm të qeverisë dhe institucioneve komunale.

“Falënderoj shoqatën e të burgosurve, këta të cilët sot janë gjallë, sepse mbi sakrificën e tyre, mbi luftën dhe idealet e tyre, ne jemi frymëzuar dhe sot po e shijojmë lirinë. Këta për ne janë heronjtë e gjallë të Kosovës, përkundër që respektin dhe gjunjëzimin e bëjmë për heronjtë dhe dëshmorët e atdheut”, ka thënë kryetari Mulaku.

Tahir Krasniqi kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politik, ka falënderuar kryetarin Mulaku për angazhimin dhe kontributin e dhënë për funksionimin e kësaj shoqate./InfoKomuna/