Në Vushtrri u mbajt aktiviteti "Këndi i leximit"

VushtrriPostuar: 22:34 / 19.09.2018

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vushtrrisë, në bashkëpunim me OJQ “ACCESS”, në vazhdën e manifestimit “Ditët e Rinisë” organizuan një aktivitet ndryshe nga aktivitetet të cilat tashmë për rininë gjithnjë e më shumë po nxisin kureshtje për pjesëmarrje.

Përmes aktivitetit të emërtuar “Këndi i leximit” synohet të përcillen këto porosi:
- Ndërgjegjësimi i të rinjve për të lexuar libra,
- Shmangia e përdorimit të tepërt të rrjeteve sociale,
- Shmangia e përdorimit të gjuhës së urrejtjes nga të rinjtë në rrjete sociale dhe jo vetëm, duke përjashtuar tē gjitha format e përhapjes së diskriminimit në shoqërinë tonë.

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës nga shkolla “Ali Kelmendi”, klasa e bashkëngjitur. /InfoKomuna/