Përurohet Qendra e tretë e Mjekësisë Familjare në Vushtrri

VushtrriPostuar: 14:18 / 15.11.2017

Ministri Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismajli, së bashku me autoritetet komunale, me mjekë dhe qytetarë përuruan sot Qendrën e Tretë të Mjekësisë Familjare në Vushtrri e ndërtuar në pjesën veriore, përkatsisht në lagjen e ashtuquajtur “Pondranqa“.

Në këtë solemnitet merrnin pjesë edhe Zv/Ministri i MPL, Kurtan Kajtazi,përfaësues të organizatës donator nga Kuvajti dhe përfaqësues të Agjencionit për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Për rëndësinë e këtij objekti folën Uran Ismajli, ministër, Bajram Mulaku, kryetar i Komunës, Dr.Luljeta Zahiti-Preteni, drejtoreshë në QKMF dhe kryetari i BI, Shemsi Rrahimi. Kjo qendër shëndetësore është e 20-ta me rradhë në Komunën e Vushtrrisë, për të cilën janë investuar mbi 100 mijë euro.