Plagoset një person me pushkë gjuetie në Vushtrri

VushtrriPostuar: 10:19 / 04.09.2017

Policia e Kosovës njofton se një person gjersa ka qenë në gjueti aksidentalisht është vetëplagosur me pushkë gjuetie.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), transmeton InfoKomuna.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në fshatin Miraq të Vushtrrisë, në ora 21:00.

Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dy tytëshe dhe një gëzhojë e kalibrit 12 mm./InfoKomuna/