Rrokulliset traktori, vdes një person në Vushtrri

VushtrriPostuar: 10:08 / 15.09.2017

Në pyllin e fshatit Shallc të Vushtrrisë është gjetur pa shenja jete një mashkull, ku dyshohet se është rrokullisur me traktorin e tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa njësitet policore pas përfundimit të vendshikimit të vendit të ngjarjes, në konsultim me prokurorin, trupin e pajëtë ua kanë liruar familjarëve.