Vushtrria anëtare e Asociacionit Evropian për Demokraci Lokale - ALDA

VushtrriPostuar: 18:34 / 10.10.2018

Kryetari i Asociacionit Evropian për Demokraci Lokale (The European Association for Local Democracy ALDA), Oriano Otočan, i ka dërguar një letër Kryetarit Xhafer Tahiri me të cilën e ka njoftuar që Komuna e Vushtrrisë është pranuar si anëtare e Asociacionit Evropian për Demokraci Lokale, ALDA.

ALDA është një aktor kyç në fushën e demokracisë lokale, qytetarisë aktive dhe bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile.

ALDA është themeluar në vitin 1999 me iniciativën e Këshillit të Evropës për të koordinuar dhe mbështetur rrjetin e Agjencive për Demokraci Lokale, të cilat janë të vetë-qëndrueshme, OJQ të regjistruara në nivel lokal që veprojnë si nxitës të qeverisjes së mirë dhe vetëqeverisjes lokale.

ALDA - Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale, është e përkushtuar në promovimin e qeverisjes së mirë dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në nivel lokal. ALDA fokusohet në aktivitetet që lehtësojnë bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile. /InfoKomuna/

LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
KamenicëKomente: 0 Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme 12:34 / 08.05.2024 Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.