Vushtrria apelon për vaksinimin e fëmijëve

VushtrriPostuar: 16:28 / 18.10.2017

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Vushtrri ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të filluar me organizimin e fushatës për vaksinimin e fëmijëve të pa vaksinuar, konform rekomandimit nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtoria e QKMF apelon te qytetarët që të i sjellin fëmijët e pa vaksionuar në qendrat shëndetësore në mënyrë që të gjithë fëmijët të vaksinohen me këto vaksina në kohë sa më të shkurtër.

Përveç ekipeve në teren vaksinimi zhvillohet edhe në këto qendra shëndetesore; QKMF, QMF1, QMF2 në Vushtrri si dhe në QMF Maxhunaj, QMF Smrekonicë, QMF Pantinë. /InfoKomuna/